Dëmtimi i Neymar do t’i kushtojë edhe FIFA-s

10/07/2014 00:00

Dëmtimi i Neymar në ndeshjen ndaj Kolumbisë i kushtoi vërtet shumë kombëtares Braziliane, por tashmë duket se edhe FIFA do të paguajë për të.

Nëse dëmtimi i talentit brazilian do të vazhdojë përtej 2 gushtit, atëherë FIFA do t’i paguajë rreth 14 mijë euro në ditë Barcelonës, kjo shumë është publikuar në faqen e internetit të gazetës spanjolle, ‘Marca’ dhe është llogaritur në bazë të pagës vjetore të lojtarit.

Stafi mjekësore i kombëtares së Brazilit parashikoi një periudhë riaftësimi rreth 45 ditë për Neymar, i cili pësoi një frakturë në një nga vertebrat e shtyllës kurrizore.

Por, një lajm i mirë duket se ka ardhur për të gjithë, pasi Neymar është para të ecë pa nevojën e patericave. Një video është bërë publike pas transmetimit të saj në ESPN.

Top Channel