Toni Kroos, lojtari i ri i Real Madrid

03/07/2014 00:00

Toni Kross është lojtari i ri i Real Madrid. Sipas gazetës spanjolle ‘Marca’, klubi madrilen ka arritur marrëveshjen me Bayern Munchen për të blerë mesfushorin e kombëtares gjermane për 25 milionë euro.

24-vjeçari do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare me kampionët në fuqi të Europës.

‘Marca’ shkruan se blerja e Toni Kroos nga madrilenët do të zyrtarizohet pas përfundimit të Botërorit.

Top Channel