NBA, San Antonio, 1 sfidë larg titullit

13/06/2014 00:00

San Antonio Spurs mposhti 107-86 Miami Heat dhe i afrohet gjithnjë e më shumë titullit kampion në NBA. Skuadra e drejtuar nga Popoviç fitoi lehtësisht ndeshjen e 4, duke e çuar në 3-1, në favor të saj, serinë e Finaleve.

Edhe në këtë sfidë, basketbollisti protagonist ishte Leonard, i cili për të dytën herë radhazi shkon në kuotën e 20 pikëve të shënuara. Shënuesi më i mirë pas tij, në këtë finale të katërt, ishte francezi Toni Parker me 19 pikë.

Nga ana tjetër, 28 pikët e LeBron James nuk e ndihmuan skuadrën e Miami Heat nga humbja e tretë. Tashmë, mbrëmjen e së dielës do të luhet finalja e 5-të, në Pallatin e Sportit të San Antonios, mes këtyre skuadrave, teksa ekipi vendas ka të gjitha shanset për të fituar titullin kampion, i 5-ti në historinë e klubit.

Top Channel