Gjaku i personave që janë prekur dhe shëruar nga COVID-19 ofron shpresa për të kuruar të sëmurët nga kjo sëmundje.

Shkencëtarët do të studiojnë nëse duke injektuar me plazmën e personit të shëruar një pacient të sëmurë, mund të shohin rezultate pozitive tek pacienti.Kjo praktikë njihet prej kohësh dhe është përdorur edhe në kohën e gripit të vitit 1918, në epideminë e fruthit në vitet 1930 dhe kundër ebolës në 2014, kujton VOA. Kur një person i infektuar shërohet, gjaku i tij ende përmban anti-trupat që ka krijuar organizmi kundër mikrobit.

Këto antitrupa janë përgjigja e sistemit imunitar të personit të sëmurë për të luftuar mikrobin. Kur një pacient injektohet me plazmën që përmban antitrupa në formë serumi, pacienti munt të përfitojë mbrojtje shtesë imunitare. Kjo praktikë nuk funksionon gjithnjë. Mjekët besojnë se nëse sëmundja ka avancuar, është e vështirë të arrish rezultat pozitiv. Mjekët kinezë kanë trajtuar disa pacientë me plazmë, por vetëm në kushte eksperimentale, klinike, pra nuk është e qartë nëse praktika do të japë rezultat në shkallë të gjerë.

Kompania spanjolle Grifols ka nënshkruar një marrëveshje me qeverinë amerikane për të mbledhur plazmë në qendra të dhurimit të gjakut. Kompania ka në plan që të ndajë antitrupat e personave të shëruar nga koronavirus, për analiza më të thella shkencore kundër sëmundjes.Këtë javë Administrata Amerikane për Ushqimin dhe Ilaçet autorizoi mjekët amerikanë të përdorin plazmë në pacientë në gjendje të rëndë.

Top Channel