Ndalimi i qarkullimit të mjeteve që prej orës 06:00 të mëngjesit të sotëm, në Berat, përveç mjeteve të autorizuara nga policia siç duket nuk u ka pëlqyer qytetarëve që kanë qarkulluar sërish duke shkelur këtë urdhër të dhënë.

Por kjo u ka kushtuar shtrenjtë pasi janë gjobitur nga policia dhe u janë bllokuar mjetet. Efektivë të shumtë të DPV Berat kanë ngritur sot posto-blloqe në rrugët qytetit,duke gjobitur këdo që nuk ju bind urdhrit dhe duke bllokuar dhjetëra mjete.

Nga ana e policisë së Beratit janë ndërmarrë sot penalitete të shumta ndaj të gjithë atyre që nuk respektuan njoftimin për ndalimin e qarkullimit të automjeteve në qytet,me përjashtim të mjeteve të autorizuara nga Policia si : autoambulancat,mjetet që kryejnë funksione shtetërore etj.

64 gjoba janë vendosur nga shërbimet policore në Berat ditën e sotme,ndërkohë që janë bllokuar edhe dhjetëra automjete.

Top Channel