I infektuari i parë Bundesligë me koronavirus, futbollisti i Shqipërisë i nënshtrohet testeve pas infektimit të shokut të skuadrës

14/03/2020 09:51
Klaus Gjasula

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë Klaus Gjasula do t’i nënshtrohet testeve mjekësore së bashku me të gjithë shokët e skuadrës dhe stafin teknik të Padërbornit pasi futbollisti i këtij ekipi Luka Kilian rezultoi pozitiv me koronavirus.

Klubi gjerman ka vendosur të kryejë testin tjetër mjekësor anti-koronavirus tek i gjithë ekipi dhe stafi teknik pas konfirmimit se futbollisti i tyre është infektuar me koronavirus.

Kjo procedurë do të kryhet ditën e sotme.

Lukas Kilian është futbollisti i parë i kampionatit gjerman, i cili është konfirmuar i infektuar me virusin COVID-19.

Top Channel