Gazetari Henri Çili ka folur pas ndalimit të tij nga policia një ditë më parë.

Në dëshminë tij të dhënë para policisë, Çili ka thënë që nuk ka kryer asnjë shkelje për akuzat që i bëhen dhe se gjithçka është tërësisht e manipuluar dhe do t’i kundërshtojë në momentin e duhur me prova dhe fakte.

“Do t’i kundërshtoj në momentin e duhur me prova e fakte. Akuzat që më bëhen janë tërësisht të manipuluara. Nuk kam dijeni për akuzat e Prokurorisë. Nuk kam kryer asnjë shkelje”, është shprehur gazetari.

Ndërkohë nesër do të merret masa e sigurisë nga Prokuroria e Përmetit. /Gazeta Liberale.

Top Channel