Mjaft përdorët maska! Apeli i farmacistes  për të qetësuar njëherë e mirë qytetarët!

27/02/2020 18:11

Jo më larg se dy ditë më parë, farmacistja Elda Zavalani premtoi se do të dhuronte maska falas për të gjithë qytetarët, që janë në kërkim të tyre dhe masave të tjera mbrojtëse ndaj Coronavirus.

Në lidhje Skype nga qyteti i Korçës,  Eda tregoi për “Ftesë në 5” me Bieta Sulon se përdorimi i maskave dhe dezinfektuesëve janë masat e fundit që duhen marrë për t’u  mbrojtur nga Coronavirus.

Sipas saj, përdorimi i maskave nga personat që nuk janë të infektuar është i panevojshëm, madje mund të favorizojë thithjen e viruseve për shkak të lagështirës që krijon përdorimi i tyre.

Me përgjegjësi të plotë, ajo deklaroi se maskat duhet të mbahen vetëm nga personat që janë prekur nga virusi, si  edhe nga stafi mjekësor që është në kontakt të vazhdueshëm me pacientët e infektuar.

Top Channel