Reali i Madridit i dorëzon vendin e parë Barcelonës. “Los Blancos” dështuan të merrnin pikë në fushën e Levantes, edhe pse në letër suksesi i tyre konsiderohej i kryer. Skuadra e drejtuar nga Zinedine Zidane shpërdoroi shumë në “Estadi Ciutat de València” me Benzemanë, Casemiron dhe Luka Modricin, por meritë të veçantë ka edhe portieri Abarisketa, që kreu disa pritje vendimtare.

Levante e shtangu Realin në minutën e 79-të, kur Morales, i shërbyer me një top të gjatë nga Vukcevic, goditi fluturimthi në një pozicion të prirët, me topin që përfundoi thuajse në trekëndësh, duke gjunjëzuar portierin Courtois.

Reali kishte harxhuar shumë energji gjatë ndeshjes dhe e pati të pamundur të minutat e fundit të shmangte humbjen, që i kushtoi shumë, pasi u detyrua t’ia linte vendin e parë Barcelonës me dy pikë më shumë.

Top Channel