Ylli tenisit, gjithashtu modele veshjesh, lë papritur karrierën në moshën 32 vjeçare (fotot)

08/05/2024 18:21

Ish-finalistja e Wimbledon, tenistja Camila Giorgi, e cila punonte gjithashtu si modele veshjesh të brendshme, është tërhequr papritur nga sporti profesionist, pa dhënë shpjegime.

32 vjeçarja italiane Giorgi, është listuar tashmë në renditjen zyrtare të tenistëve (ITIA) si ‘e tërhequr nga sporti’. Sportistja nuk ka dhënë asnjë deklaratë zyrtare për arsyet e vendimit.

Giorgi, si rezultat i vendimit të saj është nxjerrë nga protokollët e olimpiadave dhe të anti-doping-ut.

Bukuroshja italiane publikoi dje një foto të vetes në rrjetin Instagram por nuk ofronte shpjegime për tërheqjen e saj nga tenisi.

Përveç fushave të tenisit, Giorgi ka punuar si modele e veshjeve të brendshme, dhe ka postuar shpesh foto për fansat e saj në rrjetet sociale.

Më herët në një intervistë në kompeticionin Tennis World USA në 2021, sportistja thoshte se nuk ka shumë shoqe në sport: “Unë në fakt konkurroj me to dhe ruajmë një marrëdhënie të mirë. Këtu në kompeticion atmosfera është shumë e mirë por miqtë e mi janë në fakt tjetërkund”.

Giorgi i referohej faktit se preferonte shoqërinë jashtë botës së tenisit per të pasur mundësi të relaksohej.

“Është mirë që miqtë e mi bëjnë një lloj tjetër pune, kështu që flasim për projekte e tjera të tjera që pëlqejmë. Shumë prej tyre janë artistë dhe organizohemi për të shkuar në muzeume”, komentonte me herët Giorgi.

FOTO GALERI
1/4
32 vjeçarja italiane Giorgi, është listuar tashmë në renditjen zyrtare të tenistëve (ITIA) si ‘e tërhequr nga sporti’.

Top Channel