Banorët e Astirit, Balliu: E vetmja shtëpi që s’prishet, ajo e familjes së prokurores Elisabeta Imeraj

19/02/2020 11:58

Ditën e sotme, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu doli para Gjykatës Penale sa i takon çështjes së banorëve të Astirit, ku tha se fillimisht është akuzuar se i ka thyer krahun një polici gjatë rezistencës dhe protestave, një akuzë kjo që sipas tij ka prapavijë politike.

Gjatë fjalës, Balliu tregoi edhe një dokument, ku nisur nga çfarë tha ish-deputeti, e vetjma shtëpi që nuk prishet në Astir është ajo e familjes së prokurores Elisabeta Imeraj.

“Prokuroria duhet ta hetojë këtë çështje, ka dy dosje atje dhe nuk ka mbajtur një qëndrim për atë pjesë. Këtu s’ka më as prokurori as gjykata, ka vetëm një tufë banditësh”, akuzoi Balliu.

Më tej ai shtoi:

“Këto gjyqe po shfrytëzohen nga Edi Rama vetëm për presione politike.”

 

Top Channel