“Ma hoqën dhëmballën me darën e kalit, kisha dhimbje të tmerrshme”, kampioni i botës kujton…

30/01/2020 20:05

Ismail Keta ishte i ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, në një rrëfim nga famijëria e vështirë në qytetin e Bulqizës deri tek kontributi që ka dhënë së fundmi për vendin e tij.

Tre herë kampion bote në kick box, Keta tregoi se një nga planet e afërta është hapja e një klinike dentare me shërbime falas në qytetin e tij të lindjes, e mesa duket një kujtim jo fort i këndshëm i fëmijërisë e ka shtyrë më tepër drejt këtij vendimi.

“Kur isha 12 vjeç, i vogël, më dhimbte dhëmbi. Po ta shikosh me kujdes më mungon një dhëmb këtu… më dhimbte dhëmbi shumë dhe dikur në mesnatë, nuk duroja dot e qaja. Më mori babai e më dërgoi te një plak aty, komshi, dhe ma ka hequr me darën e kalit…”, tregoi ndër të tjera ai.

Top Channel