Viktima është me origjinë nga Mitrovioca dhe është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e së hënës në Kristianstad. Viktima B.A. vdiq në spital pasi nuk mundi t’u bëjë ballë plagëve të marra. Familjarët kanë folur për mediat në Kosovë dhe thonë se nuk kanë patur djeni që i ndjeri të kishte ndonjë konflikt. Ndërkaq mediat suedeze kanë raportuar për ngjarjen e rëndë, derisa kanë theksuar se ende nuk ka të arrestuar lidhur me vrasjen, motivet e së cilës janë ende të panjohura edhe për autoritetet suedeze.

“Ne jemi duke vlerësuar vazhdimisht se çfarë burimesh duhet të kemi në vazhdim. Asnjë i dyshuar nuk është arrestuar. Nuk mund të themi shumë për këtë çështje. Shpesh ka ekzaminim teknik në vend. Ne jemi në kërkim të dëshmitarëve”, kanë thënë autoritetet suedeze. Në vendin e ngjarjes u thirrën teknikë mjekoligjorë, si dhe një qen i specializuar i kërkimit që mund të gjejë gjurmë të armëve. Policia është informuar se një ose më shumë autorë janë larguar nga vendi i ngjarjes në këmbë”. 25-vjeçari nga Mitrovica kishte punuar në kompaninë e sigurimeve Avarn, por në kohën kur u qëllua për vdekje, nuk ishte në detyrë.

Top Channel