Gazment Bardhi: Agim Kajmaku është rasti më flagrant i plaçkitjes së buxhetit nën mbrojtjen e Edi Ramës

20/01/2020 16:51

Numri 2 i partisë Demokratike nëpërmjet një statusi ka shkruar në lidhje me tenderin që Ministria e Brendshme i ka dhënë kompanisë “Kajmaku SHPK” për mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbra të QSU “Nënë Tereza”.

Agim Kajmakut, ish kryebashkiaku i Vorës momentalisht është në arrati.

Agim Kajmaku është rasti më flagrant i plaçkitjes së buxhetit nën mbrojtjen e Edi Ramës.

Faktet janë të pakundërshtueshme:

  1. PD publikoi në Gusht 2019 dokumenta se Agim Kajmaku i Vorës rezulton i dënuar në Greqi, por Edi Rama e mbrojti.
    2. Denoncimi i Partisë Demokratike u faktua i vërtetë, por Edi Rama nuk e shkarkoi.
    3. Drejtësia kërkoi arrestimin, por Agim Kajmaku u lajmërua më parë dhe u lejua të arratiset.
    4. Agim Kajmaku u arratis në nëntor2019, por Edi Rama i dha në janar 2020 tender 57 milionë lekë.

Duke i dhënë miliona lekë një personi në arrati, që ai e emëroi kryebashkiak të Vorës dhe nuk guxoi ta shkarkonte, Edi Rama dëshmon, në mënyrë të përsëritur, se e vetmja gjë që di të bëjë është të palçkisë paratë e shqiptarëve me ca kriminelë, oligarkë dhe të korruptuar.

Ky tender kriminal duhet anulluar! Paratë e shqiptarëve nuk mund t’i marrë një i arratisur që e ka vendin në burg!

 

Top Channel