Talent show “Top Talent” do të nisë sezonin e tretë në muajin janar në Top Channel, ndërsa audicionet e para të programit kanë nisur që sot, teksa shfaqen ‘live’ në ‘livestreeam’.

Ky sezon që pritet të ketë plot risi e surpriza do të jetë me një gamë më të gjerë konkurrentësh, instrumentistësh, këngëtarësh, kërcimtarësh, interpretuesish në zhanre të ndryshme, prezantuesish dhe gazetarësh.

Edicioni i tretë do të vijë i riformatuar në strukturë, prezantim si dhe në panelin e jurisë!

Oriela Nebiaj është fytyra e edicioni të tretë! Prezantuesja e preferuar e mëngjeseve të shqiptarëve, vjen për herë të parë në moderimin e një formati të tillë, pas disa eksperiencave dhe emisioneve të suksesshme!

“Top Talent” është një mundësi për të gjithë grupmoshat që synojnë të jenë pjesë e televizionit si dhe për të gjithë interpretuesit në zhanre të ndryshme, teksa janë zbuluar sot edhe sekretet e para të edicionit të tretë!

Një tjetër risi e programit do të jetë edhe autorësia që këtë edicion të tretë i është besuar gazetares së njohur Ilda Lumani.

Në timonin e regjisë do të qëndrojë Redi Treni, i njohur për regjinë e spektakleve të suksesshme në Top Channel, ndërsa producente ekzekutive do të jetë Ledja Liku!

Në një lidhje direkte me edicionin e lajmeve në Top Channel, Oriela Nebiaj u shpreh se: “Përfshirja e disa kategorive në këtë edicion është një risi, që është reflektuar në këtë audicion të parë, ku sot kemi parë të rinj që kanë ardhur për të provuar veten në muzikë, interpretim, kërcim, gazetari e sigurisht prezantim. Gjeografia është zgjeruar, kemi shumë pjesëmarrës nga Shqipëria e Kosova, teksa gjej rastin të ftojmë këdo që mendon se ka një talent t’i bashkohen audicioneve tona!

Por nëse prezantuesja u zbulua, ajo çfarë produksioni ka mbajtur ende të fshehtë janë emrat e anëtarëve të jurisë.

“Pika e fortë e këtij Top Talent është juria. Do të jenë emra shumë të njohur të medias, artit dhe jetës publike të cilët do t’a bëjnë këtë edicion vërtetë të veçantë”, është shprehur autorja Lumani.

Show televiziv do të nisë në muajin Janar transmetimin, çdo të premte në orën 21:00 në Top Channel!

Top Channel