Motra e Cristiano Ronaldos i përgjigjet Van Dijk për komentet e bëra gjatë ceremonisë për Topin e Artë

03/12/2019 10:05

Në ceremoninë e 64-të të Topit të Artë, të mbajtur mbrëmë në Paris, ku Lionel Messi fitoi këtë trofe për herë të gjashtë në karrierë,Virgil van Dijk u përpoq të justifikonte me sarkazëm mungesën e Cristiano Ronaldos .

Sipas të gjitha gjasave këtë nuk e ka pritur mirë motra e Ronaldos, Katia Aveiro.

Qendërmbrojtësi holandez u pyet për mungesën e Ronaldos në ceremoninë prestigjioze, dhe nëse kjo do të thotë se ai kishte një më pak rival për të garuar.

Për këtë, van Dijk kaloi një vërejtje ironike të lehtë duke thënë: “A ishte ai atëherë rival?”

Në një postim në Instagram, motra e superyllit portugez ka shkruar se nuk është  drejtë që mbrojtësi i Liverpool-it ta krahasonte veten me Ronaldon, i cili është një nga legjendat e futbollit.

Top Channel