Kisha e Shën Premtes në Balldre të Lezhës u restaurua. Ky monument kulture do të jetë tani i vizitueshëm për turistë.

Vëmendja në këtë objekt kulti u kthye me rritjen e interesimit të priftit katolik Dom Nik Ukgjini, që me angazhimin e tij mundi të tërheqë vëmendjen e donatorëve, por dhe të Ministrisë së Kulturës.

Kisha e Shën e Premtes e ndërtuar mbi kodrën shkëmbore të një vendbanimi mesjetar daton në shekullin e III-të, ndodhet 5 km nga qyteti i Lezhës dhe vetëm 300 metra nga superstrada Balldre-Shkodër.

Kristiana Pemaj

Top Channel