Ministrja shqiptare e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, me anë të një video ka treguar momentet kur një ushtar kthehet në shtëpi pas misionit në Afganistan.

Në një postim në Facebook, ajo shkruan se si ushtari surprizon nënën e tij pas ardhjes nga misioni ushtarak.

“E keni parasysh mallin dhe merakun e nënës për birin e saj? Imagjinojeni kur ai është ushtarak dhe ka shkuar të shërbejë në Afganistan. Ushtari i III, Shkëlqim Hoxha nga batalioni i II i këmbësorisë, i cili është kthyer nga misioni në Herat i ka bërë këtë surprizë nënës së tij ditën e kthimit nga misioni. #KrenariPërFA??”, ka shkruar Xhaçka.

Top Channel