TechSpace, shtëpia më e madhe e inovacionit në Shqipëri, mbledh së bashku startup-e dhe studentë e të rinj të fushës së Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.

Kjo hapësirë ofron trajnime nga ekspertët më të mirë edhe ata të Microsoft, me hapësira të dedikuara për mentorime, kënde të posaçme për startup-e dhe ku bashkëveprimi mes të rinjve është pjesë thelbësore e veprimtarisë.

TechSpace frekuentohet çdo ditë nga mbi 100 të rinj dhe dyert janë të hapura për shumë të tjerë. “Kemi ambientet më bashkëkohore dhe stimuluese për të gjitha ata që kanë dëshirë dhe ambicie për të zhvilluar inovacionin në Shqipëri”, shprehet znj. Mirlinda Karçanaj, drejtoresha e AKSHI-t, institucionit menaxhues të shtëpisë së teknologjisë TechSpace.

Studentët e universiteteve të fushës, por edhe të gjithë nxënësit e shkollave profesionale të lidhur me teknologjinë, e kanë vendin e tyre dhe hapësirat e nevojshme për t’u përballur idetë, sfidat dhe aftësitë mes tyre.

Agjencia Kombëtare e Shoqësisë së Informacionit gjen rastin të sjelli në vëmendjen tuaj se jemi vetëm pak muaj larg shpalljes së 10 projekteve më të mira që lindin nga TechSpace, të cilët do të shkojnë në Silicon Valley, të Kalifornisë në SHBA, një destinacion fantastik për të gjithë profesionistët e teknologjisë.

Top Channel