Ngjarjet e 14 shtatorit të vitit 1998, dy ditë pas vrasjes së ish deputetit Azem Hajdari, ndodhën përpara syve të mediave shqiptare dhe atyre të huaja. Karlo Bollino, në atë kohë gazetar në vendin tonë, e kujton kështu atë ngjarje.

“Nuk kishte polici. Duke filluar që me kryeministrin Nano që ishte arratisur. Duke filluar që me radiotelevizion shqiptar që ishte në duar të demonstruesve. Duke nisur që me tanket që ishin në duart e njerzve. Institucionet ishin inekzistente deri në orën 4 pasdite”,ka thënë Karlo Bolino.

Si e raportoi media botërore këtë ngjarje, si një grusht shteti apo si një zemërim?

“Natyrisht media ndërkombëtare, duke qenë se e njihtë shqipërinë ndoshta më mirë se sa sot, e ka raportuar si një grusht shteti, sepse perceptimi ishte i tillë”, ka shtuar Karlo Bolino.

Pyetje: A mund të ishte parandaluar kjo si ngjarje?

“Kjo nisi pas vrasjes së Azem Hajdarit dhe ndoshta mund të ishte parandaluar nëse nuk do të ndodhte vrasja. Por ndoshta nëse nuk do të ishte vrasja e Azem Hajdarit do të gjendjen një shkak tjetër. Ai plan nuk ishte i bërë për 24 orë, ishte i mirëmenduar. Parandalimi varej nga politika pastaj”, shtoi Bolino.

Top Channel