Nuk është e zakontë që zyrtarët e Kosovës dhe Serbisë të dërgojnë mesazhe urimi midis tyre, kjo për shkak të përplasjeve të vazhdueshme sa i përket pavarësisë. Gjithsesi, është një autostradë që ka shtyrë ministrin e jashtëm kosovar, Behgjet Pacolli, që të përgëzojë presidentin serb.

“Vazhdimi i ndërtimit të autostradës nga Serbia në kufirin me Kosovën, Merdar, është një hap i madh drejt paqes me Kosovën. Përgëzoj Qeverinë serbe dhe presidentin Vuçiç në këtë sipërmarrje. Paqja është e vetmja rrugë për të ndërtuar një të ardhme të shkëlqyer”, shprehet Pacolli.

Top Channel