Mauro Ikardi vazhdon të insistojë për të shkuar te Juventus në merkaton e kësaj vere, por me valsin e sulmuesve në serinë A që po con gjithcka në vendin e duhur, sulmuesi argjentinas po detyrohet të pranojë edhe diskutimin e opsioneve të tjera.

Bomberi problematik kërkohet me ngulm nga Napoli, drejtuesit e të cilit i kanë kërkuar atij që deri në fund të javës të vendosë nëse do të pranojë ofertën e tyre ose jo, për të shfrytëzuar javën e fundit të merkatos për ndonjë objektiv tjetër.

Oferta e Napolit për Interin është 65 milionë euro plus bonuse të ndryshme, ndërsa për Icardin është gati një kontratë me pagë prej 7 milionë eurosh plus bonuset që e çojnë në 9 milionë euro neto në sezon.

Por së fundi për të shqetësuar Napolin, në garë është futur edhe Monaco, që i ka ofruar Icardit një pagë prej 11 milionë eurosh neto në sezon, ndërsa për kartonin e tij është gati të paguajë deri në 70 milionë euro. principata nuk është shumë e preferuar nga argjentinasi, aq më tepër që bashkëshortja e tij do të vazhdojë të punojë në Itali, ndërsa fëmijët do të vazhdojnë të arsimohen në Milano.

Deri në 2 Shtator përfaqësuesit e lojtarit do të vendosin nëse do ti shpëtojnë karrierën Ikardit, apo do ta lënë të burgosur me një pagë milionere te Inter, por pa luajtur asnjë minutë.

Top Channel