Është hedhur shorti i edicionit të 83-të të kategorisë më të lartë të futbollit shqiptar, asaj superiore.

Në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit sekretari i përgjithshëm Ilir Shulku dhe shefi i sektorit të garave Lysjen Nurishmi, kanë hedhur golat të cilat që në javën e parë përballën dy skuadrat që luftuan për titull në sezionin e shkuar, si Kukësi-Partizani. Një përballje e dyfishtë mes këtyre dy skuadrave të cilat edhe me datë 18 në “Elbasan Arena” do të luajnë përballë njëra tjetrës për trofeun e Superkupës.

Ndërkohë derbi i kryeqytetit do të jetë në javën e 6 të Superligës ku Tirana do të jetë pritëse përballë Partizanit kampion. Për bardheblutë shorti duket të jetë i favorshëm të paktën në letër.

Ndërkohë që ngërci i madh, ai që lidhet me financat e klubeve dhe ligjin e ri për sportin është ende për t’u finalizuar, gjë që sipas premtimit të kryeministrit do të bëhet në fillim të muajit shtator. Ndërkohë presidenti i ligës Edvin Libohova, tregon për masat që po marrin klubet.

Superliga shqiptare do të startojë më 24 gusht, një edicion i cili do të ketë risinë e “play-off”-it për vendin e 8-të të Superligës, përveç dy skuadrave të fundit që rrëzohen automatikisht nga kategoria. Skuadra që do të pozicionohet e treta nga fundi do të luajë me fituesin e ndeshjes midis vendeve të dyta të kategorisë së parë, të grupit të Veriut dhe Jugut.

Top Channel