“Festivali MultiKulturor Berat” po zhvillohet në kalanë shumë shekullore të qytetit.

Nën ritmet e muzikës vendase dhe të huaj festivali do të zhvillohet për tri net, ku gjithashtu do të qëndrojnë të hapura edhe muzetë.

Nata e parë e Festivalit Multikulturor nisi me interpretime nga grupi muzikor austriak “Leyya” ku për tre ore në sheshin e kalasë bënë të vallëzonin bashkë qytetarë beratas dhe turistë të huaj.

Në natën e dytë pritet kori i vajzave nën drejtimin e dirigjentes Suzana Turku, si dhe do të shfaqen filma të ndryshëm.

Ky është edicioni i gjashtë i këtij festivali që zhvillohet në Berat.

Top Channel