Një ndër pasuritë historike më të vlefshme që nga koha e Zogut që ka arritur deri më sot është edhe pasaporta shqiptare e atyre kohëve. Nëse shfletojmë kapakun e brendshëm të kësaj të fundit, aty gjenden të rreshtuara këto këshilla:

1. T’a dijsh dhe të jesh i sigurtë, se fatbardhësija dhe lumtunija e jote gjindet në Shqipni e cila t’ep nder e të fal emnin Shqiptar.

2. Ruaje mirë karakterin komtar dhe kryenaitësin shqiptare, bindju ligjvet dhe urdhnavet të vendit kudo që të jesh.

3. Çdo shqiptar asht vllau i yt, nderoje kurdoherë dhe ndihmoje kur të ket nevojë.

4. Mos e përbuy gjuhën e nanës s’ate tue folë në gjuhë të huej kur n uk asht nevoja.

5. Ndero flamurinn e atdheut tand, kush nuk e nderon Shejin e komsis, shnderon vedin e vet.

6. Dashunija për atdhe ndihet ma tepër në mërgim, prandej këtë dashuni rueje edhe kur të këthejsh në vendin t’and.

Top Channel