Paulo Fonseca pritet të mbërrijë në fillim të javës në kryeqytetin italian, për t’u emëruar zyrtarisht trajner i Romës për sezonin e ardhshëm, ndërsa mediat përtej Adriatikut kanë zbardhur tashmë edhe detaje nga merkatoja verdhekuqe.

Kështu siç raportohet, trajnerit të ri i kanë thënë se Dzeko, Kolarov dhe me gjasë, edhe Manolas, do të jenë emrat që do të largohen në fund të sezonit, ndërsa i është dhënë garanci se do të mbeten në ekip të gjithë të rinjtë e talentuar, si Zaniolo, Pellegrini, etj.

Nga ana tjetër, ish trajneri i Shakhtar Donetskut ka kërkuar që gjatë merkatos të afrohen të paktën 5 futbollistë, mes të cilëve një portier që ofron garanci, një qendërmbrojtës që të udhëheqë repartin, një regjisor që luan shpejt me topin dhe një sulmues që premton rreth 20 gola në sezon.

Ndërkohë, Florenzi do të marrë shiritin e kapitenit dhe bashkë me Pellegrinin, Zaniolon, Nzonzi, Kluivert e Under, pritet të jenë në qendër të projektit të trajnerit të ardhshëm, Paulo Fonseca, i cili preferon të rreshtojë skuadrën me skemën 4-2-3-1.

Top Channel