Një tango që kërcehet me gjithë morinë e saj të përplasjeve, zënkave, dashurisë e miqësisë. Kështu ka menduar Artan Imami kur vendosi të sjellë në skenën e teatrit një shfaqe si një “Tango”.

Për protagonistë ai zgjodhi Flor Binaj dhe Ledio Lakon, duke i disiplinuar dhe sjellë në zhanrin e një teatri klasik, por edhe duke i zhveshur nga rolet dhe duke i lënë me emrat e tyre.

Këto janë gjëra që ndodhin dhe ata të dy janë miq dhe burra që edhe qajnë për gratë e tyre. “Është në vijën e hollë midis kabaresë dhe një komedie klasike. Miqësia, është një nga temat kryesore të kësaj shfaqje. Veç temave të tjera të marrëdhënieve në çift, të sedrës mashkullore të stereotipeve, të frazave që përdoren po njësoj. Tema është dashuria në fund të fundit dhe kaq. Kot bëjnë kështu si gripa”, tha regjisori Artan Imami,

Publiku i duartrokiti fort të dy protagonistët, duke i parë ata sërish në zhanrin që janë mësuar t’i shohin në Portokalli, në komedi. Por tashmë në një skenë tjetër.

“Pyetjet më të vështira bëji Florit, mua më të lehtat se u lodha”, i drejtohet Ledio Lako  gazetares së Top Channelit.

Gazetarja: Unë një pyetje kam. E le apo të la?

Florjan Binaj: Këtë se ka gjetur as Shekspiri. Të lesh apo të mos lesh ka thënë.

Ledio Lako: Ajo është hashiqare fare që më la.

Gazetarja:Megjithatë midis njëri tjetrit e fshehët bukur apo jo?

Ledio Lako: Po patjetër është egoja midis dy meshkujve. Dhunti çunash. Fituan femrat në fund. Flori e kishte për herë të parë skenën e teatrit dhe disiplina e teatrit është e ndryshme nga ajo e Portokallisë, ku ai dominon.

Florjan Binaj: Është një emocion ndryshe nga Portokallia, sepse jemi të zhveshur nga personazhet. Jemi Flori dhe Ledio.

Ledio Lako: Falënderoj nusen e regjisorit që sot e pranoi dhe tha rolet i kam zgjedhur unë! Imagjino çfarë fuqie kanë femrat!

Gazetarja: Faleminderit që na e latë ta kuptojmë publikisht~

Ledion Lako: Faleminderit Top Channel, jeni më të mirët deri tani!

Top Channel