Wake Up/ Zamira Kita: Festivali “Shpirti i Ballkanit”, dy netë festive që nuk duhen humbur

24/05/2019 12:49

Sot dhe nesër në qytetin e Korçës, i cili njihet dhe si “Parisi i vogël”, do të mbahet edicioni i parë i “Korça Folkfest Ballkan”.

Në këtë edicion do të marrin pjesë, ansamble nga gjashtë shtete të rajonit, përfshirë këtu edhe vendin tonë. Bullgaria, Greqia, Turqia, Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria janë shtetet përfaqësuese që do të hapin siparin e këtij edicioni, duke sjellë shpirtin e Ballkanit, në qytetin e bukur juglindor. Pra për 2 ditë rresht, përkatësisht në sot dhe nesër në orën 19.30 , qyteti i Korçës do të gjallërojë nga ky aktivitet kulturor.

Festivali me motive folkorike nga Ballkani do të shfaqet në skenë e Teatrit dhe në Sheshin e Pazarit të Korçës.

Top Channel