Romani “Valsi i lumturisë”, i shkrimtarit Ylljet Aliçka është botuar edhe në Francë nga Shtëpia Botuese “L’Esprit Du Temps”.

Valsi i lumturisë’ i kapërcen fuqishëm kufijtë e një hapësire kombëtare e lokale, për të arritur fuqinë e një reflektimi mbarë-evropian, për tragjedinë e tmerrshme të fenomeneve të emigracionit drejt kontinentit. Jean -Marie Mongin botuesi i librit, thotë ndër të tjera, se ‘Valsi…’ është romani i parë që kjo Shtëpi Botuese publikon një roman shqiptar duke shtuar ndër tw tjera se krejt rastësia e vuri atë në kontakt, me letërsinë e Ylljet Alickës. Mongin thekson se, botimi i këtij romani shërben si portë e hapur dhe për autorë të tjerë shqiptarë, jo vetëm në fushën e letërsisë por dhe në fusha të tjera si historia, etj.

Romani “Valsi i lumturisë” mbështetet në një ngjarje të vërtetë. Në dhjetor të 1985-s, gjashtë anëtarët e familjes Popa, hynë ilegalisht në ambasadën italiane. Rasti i tyre bëhet çështje ndërkombëtare për Shqipërinë e vogël e të izoluar. Në parathënien e këtij botimi në gjuhën frënge, shkrimtari Ismail Kadare shkruan ndër të tjera: “Një roman i shkruar me art dhe dinjitet”. Ylljet Alicka, autori i romanit, thotë se ky është libri im i katërt që del në Francë. E vecanta është se kam zgjedhur një shtëpi të mirë botuese dhe së dyti, ky libër ka një parathënie të Ismail Kadaresë që mbetet një kënaqësi tjetër. Tematika e romanit promovon temat e emigrimit, integrimit, mosintegrimit dhe sidomos përplasjet e kulturave.

Libri është drama e familjes Popa që ishin të paftë për t’u integruar. Botuesi Jean –Marie Mongin, thotë më tej se e mirëpret veprën e ardhshme të shkrimtarit Ylljet Alicka po me këtë entuziazëm sa u përcoll dhe ky roman i fundit i tij.

 

Top Channel