WakeUp/ Olsi Rama: Pakti im me Kryeministrin, unë jashtë politikës, ai jashtë sportit!

15/05/2019 12:42

“Jam shumë indiferent në atë që thuhet në media, jam shumë i qetë në ndërgjegjen time, e di sesi sillem e çfarë bëj dhe këto janë disa gjëra që më anashkalojnë në punën time, dhe i kaloj me një autoironi dhe një buzëqeshje sepse nuk mund të lë të keqen që të futet brenda meje dhe të ndikojë në jetën time”- u shpreh sot në Wake Up, drejtori i FK Partizani, Olsi Rama për akuzat politike që i bëhen herë pas herë në media.

Ai rrëfeu se çfarë e bashkon dhe e ndan me të vëllain Kryeministër dhe paktin që ka bërë me veten dhe me të.

Top Channel