Pamjet e një aksidenti të rëndë në atë që quhet “globi i vdekjes” është filmuar nga fansat që kishin shkuar atje për të ndjekur spektaklin e frikshëm.

Por ajo çfarë të gjithë i tremben, si ata brenda globit dhe ata jashtë ndodhi, motoristët u përplasën me një person të tretë që ndodhje brenda globit, e më pas edhe me njëri-tjetrin.

Tre persona përfunduan në spital pasi performanca e tyre shkoi keq, fatmirësisht ata ia hodhën vetëm me disa brinjë të thyera.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur të mbrëmjen e së martës në parkun Olimpik të Sidnej, në Australi.

Top Channel