Treni që u përdor për të deportuar shqiptarët e Kosovës në kampin e refugjatëve në Bllacë, gjatë luftës për pavarësi, është kthyer sërish në të njëjtën trajektore, por këtë radhë si pjesë e një ceremonie përkujtimore.

Njerëzit që u larguan nga shtëpitë e tyre, të dëbuar nga forcat serbe, shumë vite më parë, bënë sërish të njëjtin udhëtim në përvjetorin e eksodit.

Treni u nis nga Mitrovica drejt Hanit të Elezit, i dekoruar më shumë flamuj. Kjo në fakt nuk mund të shihej 20 vite më parë, kur forcat serbe dëbonin, vrisnin dhe ndanin familjet shqiptare.

Vetë ky tren, do të ndalet tani në Bllacë, për t’u bërë pjesë e një muzeu, gurthemeli i të cilit u vendos nga vetë kryeministri Ramush Haradinaj.

Top Channel