Largimi i Panuccit nag stoli i Kombëtares Shqiptare ishte prej kohësh “në ajër”, por duket se sfida e mbrëmshme me Turqinë, ka qenë edhe shansi i fundit për italianin.

Humbja detyroi presidentin e FSHF-së të ndërhyjë dhe t’i komunikojë shkarkimin, ndërsa vetëm për ndeshjen me Andorrën, që është pas 3 ditësh, në stol do të jenë Ervin Bulku dhe Sulejman Mema.

Më pas Federata do të ketë kohën e duhur në dispozicion, për të gjetur njeriun që do t’i besohet Kombëtarja, për edicionin eliminator të Euro 2020-ës, i cili nuk nisi në mënyrën e duhur.

Emri i Edi Rejës është i pari në listën e kreut të FSHF-së, Armand Duka, ndërsa 73-vjeçari italian ishte dje në shkallët e “Loro Boriçit” për të ndjekur nga afër takimin mes Shqipërisë dhe Turqisë.

Reja ka një karrierë mjaft të pasur si trajner, pasi ka drejtuar skuadra si Napoli, Atalanta e Lazio dhe duket se pikërisht Drejtori Sportiv i bardhekaltërve, Igli Tare është sponsor i tij për stolin kuqezi.

Edi Reja

Top Channel