Wake Up/ Kapiteni i kombëtares së volejbollit Husaj fiton Kupën e Francës

18/03/2019 12:14

Ai është kapiteni ynë i kombëtares së volejbollit për meshkuj, dhe pavarësisht se sukseset i ka të njëpasnjëshme me ekipet më të njohura ndërkombëtare, mendjen e ka te Shqipëria.

Pak ditë më parë Gazmend Husaj fitoi Kupën e Francës me  ekipin e “Tours” për të cilin luan. Kapiteni i kombëtares  së volejbollit  arriti suksesin e parë me skuadrën ku u transferua vitin e kaluar.

Ndërkohë që ai ka qenë i angazhuar dhe ka fituar një sërë titujsh në liga të ndryshme ndërkombëtare.

Top Channel