Në Gjermani, Borusia Dortmund mposhti Hertën e Berlinit me përmbysje 3-2.

Kalou në 2 raste i dha avantazhin Hertës, por Borusia në të dyja herët arriti të barazojë me Delaney dhe Zagadou.

Heroi për verdhezinjtë u bë Reus që shënoi golin e fitores 3-2 në minutat shtesë të sfidës.

Schalke nuk ngre kokë. Pas humbjes së thellë 7-0 në Ligën e Kampioneve nga Manchester City, skuadra nga Gelsenkirchen u mund edhe nga Leipzig 0-1 me gol të Werner dhe e sheh veten 7 pikë larg zonës së rënies nga kategoria.

Top Channel