Krijimi është një element që kërkon guxim apo një rebelim kundër jetës. Artisti turk Ahmet Yesil e ka parasysh mirë këtë duke i lënë gjurmët e jetës së tij në tablo.

Në simetrinë apo asimetrinë e litarëve që ai pikturon krijon realitetin e tij me elemetë të përvojës jetësore. Kuratorët Orlis Vathi dhe Lindar Muça sjellin ekspozitën e artistit turk në një linjë të kujdesshmë estetike.

“Ai ka një element shumë të fortë. Një logo shumë të fortë që është litari. Kur e shikojmë na duket si dicka e lehtë për t’u parë, por kur arrijmë bëhemi njësh me të krijojmë disa situata që janë të bukura për t’u parë. Ai zhvillon ciklin e jetës së tij dhe krijon një komunikim të vetin bashkë me pikturën por edhe me publikun”, thekson Muça.

Artisti i jep rrugë pajtimit dhe le gjurmë në çdo detaj në tablo: “Autori është piktor ndërkombëtar. Është një gjë e bukur sepse po kjo ekspozitë pasi të mbarojë këtu do të shkojë në Nju Jork”.

Në çdo imazh ai ka një komunikim që duken si valë vokale të një vepre arti dhe që e çojnë spektatorin në një aventurë: “Bëmë një ndërthurje duke ruajtur ngjyrat potente. Bëmë një gamë të ngjyrave të ftohta dhe të ngrohta që t’i kishim përballë njëra tjetrës”.

Ekspozita është e hapur për publikun në Galerinë Fab.

Top Channel