Komisioni Disiplinor i FIFA-s vendosi të sanksionojë skuadrën e Chelseat për thyerjen e rregullave të merkatos në futboll, kryesisht për abuzime me regjistrimin e lojtarëve minorenë.

“Blutë” e Londrës do të detyrohen të vuajnë bllokadën në merkato për dy sesionet e ardhshme, duke mos u lejuar të marrin futbollistë të rinj për shkak të shkeljeve që kanë bërë.

Kështu, Chelsea kapet në befasi nga një lëvizje e qeverisë së futbollit botëror, që ishte parashikuar se do të ishte më e lehtë për klubin e manjatit rus, Roman Abramovich.

Londinezët nuk do të mund të bëjnë lëvizje në dalje, as në merkaton e kësaj vere dhe as në merkaton e dimrit për vitin 2020. Por jo vetëm kaq…

Chelsea do të paguajë edhe një gjobë të majme prej 600 mijë frangash dhe detyrohet të rregullojë situatën e kontratave me lojtarët minorenë brenda 90 ditësh.

Tani del në dritë një tjetër problem madhor për ekipin e Premier League. Chelsea nuk do të mund të aktivizojë opsionin për blerjen finale të Gonzalo Higuainit, që është aktualisht në huazim, dhe me skenarët e rinj mund të rikthehet te Juventusi.

Top Channel