Sonte programi “Hipokrati” në Top Channel sjell dietat detox, për të pastruar organizmin pas festave, ku ushqimet kanë qënë kryefjala e tyre.

Në këtë puntatë vijnë mënyrat se si të ushqehemi për të humbur kilogramët e tepërt, ç`duhet të hamë çdo vakt; ushqimet që rekomandohen dhe si duhen kombinuar. Por do të flitet edhe për aktivitetin fizik që na duhet për të ardhur në formë e që na ndihmon të qëndrojmë të shëndetshëm.

“Hipokrati” sonte  në orën 18:20 në Top Channel.

Top Channel