30 milionë lekë dëme në QSUT, ministrja Koçiu: Riparimet pas zjarrit do të vijojnë deri në fund të muajit maj

15/04/2024 15:17

Këtë të hënë nisin punimet për riparimin e dëmit në Urgjencën e sëmundjeve të brendshme në QSUT, për ta kthyer atë në normalitet deri në fund të muajit maj.

Ministria e Shëndetësisë Albana Koçiu ka raportuar këtë të hënë, në Komisionin e Shëndetësisë dhe çështjeve sociale për dëmin e shkaktuar kush mban përgjegjësi dhe kur do të kthehet në normalitet.

“Aktualisht QSUT ka zhvilluar proceduar për ta rikthyer këtë shërbim në gjenjdje pune. Sot që flasim kompania kontraktuese ka filluar punën”, tha Koçiu.

Duke i konsideruar përgjigje pa përgjigje, kryetarja e Komisionit, deputetja Zheni Gjergji bën përgjegjësisë paraardhësen e Koçiut. Koçiu ka sqarua se qytetarët nuk janë lënë pa shërbim pasi janë orientuar në spitalin Shefqet Ndroqi dhe spitalin e Traumës ndërkohë që sqaroi se dëmi do të mbulohet nga buxheti i shtetit.

“QSUT është, po kryet investimi për ta kthyer në gjendjen e mëparshme. Është 30 milion lekë, do të vijojnë deri në muajin maj”, tha ministrja.

Top Channel