Disa nga sëmundjet më vdekjeprurëse që kanë kërcënuar njerëzimin kanë ardhur prej patogjenëve që u transmetuan nga kafshët te njerëzit.

Virusi që shkakton AIDS-in, për shembull, kaloi nga shimpanzetë dhe shumë ekspertë besojnë se edhe virusi që shkaktoi pandeminë COVID 19 rrodhi nga lakuriqët e natës. Por, siç tregon një studim i ri, ky shkëmbim nuk ka qenë rrugë me një kalim…

Një analizë e të gjitha sekuencave të gjenomit viral dha një rezultat befasues, sepse njerëzit japin më shumë viruse, ose rreth dy herë më shumë kafshëve sesa ato na japin neve. Studiuesit vëzhguan rreth 12 milionë gjenoma virusesh dhe zbuluan se pothuajse 3000 raste kalonin nga një specie në tjetrën.

Prej tyre, 64% ishin transmetime nga njeriu te kafshët, të njohura si antroponoza, dhe 36% ishin transmetime nga kafsha te njeriu, të quajtur zoonozë.

Top Channel