Vetëm 24 orë pas polemikave që shkaktoi me deklaratat në studion e “Tiki Taka”-s, bashkëshortja e Mauro Icardit, është bashkuar me festën e Krishtlindjes, në klubin e Interit.

E veshur “zikaltër”, Wanda Nara ka çuar një tjetër sinjal dashurie ndaj klubit të Interit, ndërsa ka shkëlqyer gjatë festës në klubin milanez.

Në ceremoninë e organizuar në Milano, kanë qenë të gjithë futbollistët zikaltër, shumë prej të cilëve të shoqëruar nga partneret përkatëse.

Nuk kanë munguar në festë as drejtuesit më të rëndësishëm të klubit si presidenti Steven Zhang, Antonello, Marotta, por edhe ish presidenti zikaltër, Massimo Moratti.

FOTO GALERI
1/19

Top Channel