Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Universiteti Bujqësor se protesta e studentëve e ka detyruar atë që të merret edhe me Instagramin.

“Më shkruante dje një zonjë: “Ore, ça dialogu kërkon nga ata? Kam dy vite që kërkoj të dialogoj me dy që kam në shtëpi dhe ata nuk përgjigjen. Rrinë tërë ditën në telefon dhe qeshin me vete”. Mua të shkretin më keni bërë instagramist duke dialoguar me shenja aty ku rrini ju”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama ditët e fundit ka nisur postimet e shpeshta në Instagram Story për të ftuar studentët për dialog.

Top Channel