Lëvizja Socialiste për Integrim nuk e uli nivelin e sulmit ndaj kryeministrit Edi Rama për projektin e zgjerimit të Unazës së Madhe.

Nga selia e partisë, Petrit Vasili foli për “megagrabitje”, ndërsa në rrjetet sociale kryetarja Monika Krymadhi i kërkoi kryeministrit që të bëjë transparencë për projektin dhe firmat të cilat përfitojnë miliona euro, sipas saj në kurriz të banorëve.

“Kryeministri injorant, që librin e aritmetikës e ka mbyllur në klasën e katërt fillore, është përpjekur të mbrojë oligarkët e tij të babëzitur për çmimin stratosferik për ndërtimin e Rrugës së Unazës. Ky frikacak i pashembullt le të tregojë se në ç’vend të botës 2 km kushtojnë 40 milionë euro, le të tregojë qartë projektin dhe firmat që përfitojnë nga ky palaçollëk”, deklaroi Kryemadhi.

Kryeministri zgjodhi ironinë për të replikuar me zyrtarët e LSI-së: “Dikush duhet t’u shpjegojë ingjinjerave të pdlsi dhe të kazanit plot me kadrinj se km e rrugëve nuk janë si metrat e teritalit që blinin në MAPO dikur për pantallonat e tyre! Vlerat për km variojnë sipas përmbajtjes së projektit e çmimet dalin denbabaden nga një manual standard”.

Top Channel