Prej dy ditësh janë të shumtë tifozët skocez që me veshjet e tyre tradicionale i gjen kudo në kryeqytet. Sigurisht vizita e tyre ka të bëjë me ndeshjen e së shtunës në “Loro Boriçi” mes Shqipërisë dhe Skocisë, por deri kur të nisen për në Shkodër, ata po shijojnë mundësitë që i ofron kryeqyteti ynë.

“Kemi ardhur shumë tifozë, jemi rreth 2000 tifozë këtu në Tiranë. Shpresojmë që të marrim edhe një rezultat të mirë, por të shohim”.

“Tirana është shumë e bukur dhe po kalojmë mirë. Sa për ndeshjen mendoj që do të fitoni ju”.

Kudo në lokalet e qendrës së Tiranës hasen skocezë që këndojnë, pinë birra në pritje të ndeshjes.

“Kjo ndeshje është shumë e vështirë të parashikohet, Skocia mund të luaj mirë dhe të fitojë, por ka luajtur dhe keq dhe mund të humbasim nesër. Kështu që mund të them se është një ndeshje e vështirë për t’u parashikuar. Gjithsesi një barazim mund të ishte në favorin tonë pasi kemi dhe një ndeshje të fundit në Skoci që po ta fitojmë mund të kualifikohemi”.

“Sa i përket ndeshjes ne do të dëshironim të fitonim dhe shanset janë qe ne mund ta fitojmë, po ju si mendoni?! Sa i përket Tiranës mund te them që është një qytet i bukur, ne kemi ardhur që mbrëmjen e djeshme dhe po argëtohemi”, shprehet një tjetër tifoz.

Paraditen e së shtunës rreth orës 14 do të nisen 32 autobusë me tifozët skocez drejt Shkodrës, ndërkohë që në qytetin ku do të zhvillohet ndeshja kanë mbërritur në rrugë të tjera një pjesë e 2180 tifozëve skocez që do të ndjekin këtë ndeshje.

Top Channel