Dënime për “kmerët e kuq”; Kamboxhia, shpallen fajtorë për genocid dy krerë të regjimit

16/11/2018 09:16

Dy krerë të regjimit brutal të Kamboxhias, “kmeret e kuq” u shpallën fajtorë për Genocid.

Nuon Chea, 92 vjeç, krahu i djathtë i liderit famëkeq Pol Pot dhe 87 vjeçari Khieu Samphan ish-kryetar shteti u shpallën fajtorë përpara një salle të mbushur me familjarë të viktimave të tyre në Pnom Pen.

Dy udhëheqësit e regjimit më gjakatar komunist në botë, u gjykuan nga një gjykatë e mbështetur nga OKB, nën akuzë për shfarosjen e myslimaneve Cham dhe vietnamezeve etnike.

Ndër krimet e tyre përmenden edhe përdhunime, martesat me forcë dhe persekutim për bindje fetare. Që të dy u dënuan me burgim të përjetshëm ndërsa ishin duke vuajtur edhe një dënim për krime kundër njerëzimit.Mbi 2 milionë njerëz besohet se kanë vdekur gjatë regjimit jetëshkurtër, por tepër brutal të kmerëve të kuq gjatë viteve 1975-79 në Kamboxhia.

Top Channel