Një 16-vjeçar nga Pakistani ka habitur botën me aftësinë që ka për të nxjerrë sytë nga vendi.

Ahmed Khan i nxjerr sytë më shumë se 12 mm nga zgavra dhe këtë gjë e bën pa problem sepse, sipas tij, nuk i ka sjellë kurrë ndonjë shqetësim.

Në një video të postuar në Youtube, adoleshenti mund të shihet duke nxjerrë sytë nga vendi për më shumë se një minutë dhe më pas i kthen në pozicionin fillestar.

“Isha në shtëpi duke shikuar filmin e animuar Tomi dhe Jerry, kur pashë Tomin duke i nxjerrë sytë nga vendi. Aty e kuptova se duhet ta provoj edhe unë”, ka shtuar Khan.

Top Channel