“Palestinë e lirë”/ Performoi në Eurovizion, publiku “bojkoton” me brohoritma e ofendime performancën e këngëtares që përfaqëson Izraelin!

09/05/2024 13:39

Gjatë performancës së këngëtares që përfaqëson Izraelin në Eurovizon, u vu re një revolte e publikut, ku nuk ndalonin fyerjet dhe brohoritjet.

Videot e postuara në platformën X, gjatë performancës së Eden Golan, shihet turma duke brohoritur ‘ Palestinë e lirë ‘, ndërsa tensioni që ndihej e bëri pothuajse të pamundur këndimin e saj.

Më 8 maj, 16 vende që marrin pjesë në gjysmëfinalen e konkursit ndërkombëtar u ngjitën në skenë për të interpretuar këngët e tyre në një arenë fansash në Suedi.

Kjo vjen pas kritikave të gjera për lejimin e Izraelit të hyjë në garë, duke pasur parasysh sulmet e vazhdueshme të vendit ndaj palestinezëve në Gaza.

Lufta kundër Hamasit ka vrarë më shumë se 35,000 njerëz në Palestinë dhe ka plagosur 77,000 të tjerë në Gaza.

Mes thirrjeve të vazhdueshme për një armëpushim të përhershëm, shumë nuk pajtohen me vendimin e Bashkimit Evropian të Transmetuesve për të lejuar Izraelin të marrë pjesë në konkursin e këngës.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel