Ministria mbyll dyert e “Fadil Vokrrit”, shtyhet Prishtina-Gjilani

20/08/2018 15:54

Kur gjithçka ishte gati dhe stadiumi “Fadil Vokrri” i Prishtinës pritej të hapte dyert për të pritur ndeshjen e parë të kampionatit të Kosovës mes Prishtinës dhe Gjilanit, ka ardhur vendimi i çuditshëm.

Federata ka njoftuar të dy klubet se ndeshja nuk do të luhet në stadiumin e qytetit të Prishtinës, pasi nuk është pranuar nga Ministria e Sportit.

Vetë anëtari i bordit drejtues të klubit të Prishtinës, ka konfirmuar për mediat kosovare se takimi nuk do të luhet sonte dhe ka akuzuar institucionet shtetërore për papërgjegjshmëri.

Federata e Futbollit, e Kosovës ka njoftuar se sfida pritet të luhet në një terminal tjetër, por kjo është hedhur poshtë nga klubi i Prishtinës, ndërsa ende nuk ka asnjë informacion se ku dhe kur mund të zhvillohet takimi Prishtina-Gjilani.

Top Channel