Argjentina me trajner të përkohshëm, vendoset pasuesi i Sampaolit

03/08/2018 22:01

Pas shkarkimit të Jorge Sampaolit, Argjentina është ende në kërkim të një trajneri, që t’i besojë rikthimin e atmosferës pozitive dhe shpirtit fitues në grup.

Gjithsesi deri atëherë, Federata e Futbollit ka vendosur një trajner të përkohshëm, që do të drejtojë skuadrën në miqësoret e planifikuara për në fillim të muajit shtator.

Bëhet fjalë për ish mesfushorin e Lazios, Lionel Scaloni, i cili ka qenë ndihmës i Sampaolit, si te Sevilla, ashtu edhe te kombëtarja e Argjentinës.

Në krah të tij do të jetë një emër i madh i futbollit argjentinas, pikërisht ish fantazisti i njohur Pablo Aimar, i cili momentalisht drejton Argjentinën U-17.

Në shtator Argjentina do të luajë dy takime miqësore, me Guatemalën më datë 7 dhe me Kolumbinë më datë 12.

Top Channel