“Anna Karenina”, nga kjo e premte në Top Channel me dy episode

03/08/2018 12:10

Kjo e premte 3 gushti rezervon premierë për shikuesit e ekranit të Top Channel një tjetër prodhim rus. “Anna Karenina” nis transmetimet me nga dy episode çdo të premte në mbrëmje.

Fituese e çmimit “Eagle” si miniseriali më i mirë dhe për aktoren më të mirë, “Anna Karenina” është një prodhim i pasur dhe kompleks, i vendosur në shoqërinë e lartë ruse të fillimshekullit të XX.

Në film vjen dashuria fatale midis Annës, një gruaje të bukur të martuar dhe kontit Vronski, një oficer ushtrie i pasur i cili nuk i ndahet Annës, pasi marroset pas saj në një ballo.

Ndonëse ajo i reziston joshjes së tij, Anna më në fund dorëzohet, duke rënë marrëzisht në dashuri me të dhe duke vënë kështu në lëvizje një sërë ngjarjesh që e çojnë atë drejt shkatërrimit.

Tetë seritë e filmit nisin këtë të premte në Top Channel, nga ora 21:00.

  “Ana Karenina” – Çfarë do të ndodhë në episodin 1 dhe 2

Top Channel